Secondary Adv

Ndërpritet prezantimi i programit në Kuvend: PS e kalon direkt në votim, miratohet me 82 vota

Ishte parashikuar një seancë maratonë për të prezantuar programin qeverisës, por kaosi i opozitës bëri që seanca të ndërpritej për vetëm 27 minuta. 

Opozita krijoi kaos në Kuvend dhe nuk lejoi kryeministrin Edi Rama që të prezantojë programin qeverisës.

 

Pas kundërshtimeve të ashpra nga ana e opozitës në sallën e Parlamentit, kryetari i seancës Niko Peleshi njoftoi se grupi i Partisë Demokratike, përmes veprimeve të tij, refuzon të dëgjojë programin e qeverisë “Rama 4”.

 

Programi i qeverise Rama 4 u votua me 82 vota me votim elektronik të hapur.

 

Gjatë tensioneve në seancë, deputeti Gazment Bardhi hodhi letra drejt kryeministrit Rama dhe kryetarit të seancës, Peleshi, si shenjë proteste.

 

Ndërkohë, efektivë të Gardës së Republikës u pozicionuan në mbrojtje të drejtuesve të seancës.

 

Në të njëjtën kohë, deputetët e opozitës u ngritën dhe qëndruan para foltores së Kuvendit.

 

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën se, nëse nuk do të lejohej zhvillimi i një debati normal gjatë seancës, mazhoranca do të kalonte drejtpërdrejt në procesin e votimit.

 

“Nëse nuk do të lejoni që këtu të zhvillohet një debat normal, do të kalojmë në proces votimi. Edhe një herë, ju kërkoj të më lini të vazhdoj fjalën. Nëse nuk doni, do të kalojmë në votim”, u shpreh Rama. /Euronews


Më të lexuarat